RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 302 raste të reja Covid-19, nga 2.182 testime të bëra, përcjell TV21. Kanë vdekur 5 pacientë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im” është regjistruar edhe një pacient i në datë 07.03.2022.

Marketing

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 301.016, numri i të shëruarve është 289.847, numri i të vdekurve është 9.123 dhe numri i rasteve aktive është 2.046.