RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.192 testime për coronavirus, ndërsa 48 raste kanë rezultuar pozitiv.

Marketing

Prej tyre në Shkup janë 42, Kavadar-3, Gostivar-2 dhe Prilep-1.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë 2 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 253 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.114, prej të cilëve 294.072 janë shëruar, ndërsa 9.208 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (28 mars) është 1.834.

Marketing