Ministria e Shëndetësia në RMV informon se gjatë tre ditëve të fundit (21.10 deri 23.10.2022) janë bërë 722 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 66 raste të reja me COVID-19.
Nga MSH informojnë se në tre ditët e fundit nuk është regjsitruar asnjë pacient i vdekur.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 66 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 343.916, prej të cilëve 334.073 janë shëruar, ndërsa 9.559 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (24 tetor) është 284