RMV/ Bilnaci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.688 testime për coronavirus, ndërsa 96 raste kanë rezultuar pozitiv.

Marketing

Prej tyre shumica janë në Shkup (55), ndërsa 14 janë riinfektime.

Nga MSH infomrojnë se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i vdekur, ndërsa nga sistemi “Termini im” është regjistruar vetëm një i vdekur, i cili ka ndërruar jetë më 4 prill 2022.

ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 177 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 308.390, prej të cilëve 298.099 janë shëruar, ndërsa 9.261 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (15 prill) është 1.030.