RMV dhe Shqipëria më afër se kurrë hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE

Një ditë mund të na ndajë nga drita jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit të

Marketing

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Të dy vendet janë shumë pranë vendimit të shumëpritur për aprovimin e kuadrit negociues të Maqedonisë së Veriut nga 27 vende anëtare të Bashkimit Europian. Ky kuadër negociues kishte deri tani mbështetjen e 26 shteteve anëtare, por jo të Bullgarisë, e cila e ka mbajtur pezull për shkak të çështjeve bilaterale me Maqedoninë kryesisht mbi të drejtat e qytetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, si dhe çështjeve të tjera të lidhura me historinë, gjuhën dhe idnetitetin midis dy vendeve. Por së fundmi në Bullgari është arritur një kompromis mbi propozimin francez për kuadrin negociues të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, i cili tashmë pritet të votohet nga forcat politike në parlamentin bullgar këtë mbrëmje. Për Shqipërinë, që prej qershorit 2021 nuk ka asnjë vend anëtar që ka qenë kundër aprovimit të kuadrit negociues me Bashkimin Europian

Bashkimi Europian duket se përgatitet për të anonçuar lajmin e shumëpritur për Ballkanin . Së paku, të gjithë treguesit flasin në këtë drejtim. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel kanë parashikuar një konferencë për shtyp në përfundim të takimit midis 27 liderëve të Bashkimit Europian dhe 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor. Një konferencë e tillë nuk e kishte parashikuar deri sot pasdite. Së dyti, burimet e Bashkimit Europian kanë shpjeguar, se do të ketë konkluzione për Ballkanin Perëndimor. Dhe së treti, të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor Perëndimor kanë konfirmuar prezencën e tyre në samit, ndërkohë që liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kishin lajmëruar se mund të bojkotonin samitin si shenjë protestë për veton bullgare.

Të gjithë sytë nga parlamenti bullgar

Burimeve iu është drejtuar pyetja, nëse parlamenti bullgar voton pro propozimit francez në mbrëmje, se ç’do ndodh nesër, nëse do të ketë një deklarataë politike të 27 liderëve europiane, ku të thuhet në terma të përgjithshëm, se pengesa e fundit për aprovimin e kuadrit negociues midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u hoq, gjë që bën të mundur fiksimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ?.

Sipas burimeve të Bashkimit Europian, nëse nisemi nga parimi që do të ketë një shumicë parlamentare në Bullgari në favor të propozimit francez për kuadrin negociues midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, atëherë sigurisht që do ketë një reagim nga liderët europianë. Këto burime, janë përgjigjur edhe ndaj pyetjes nëse kuadri negociues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të formalizohet së pari përmes organit të 27 ambasadorëve të përhershëm të BE-së, COREPER, për të kaluar më pas nga Këshilli i punëve të përgjithshme dhe liderët europianë ? Sipas këtyre burimeve, aprovimi i kuadrove negociues mund të bëhet përmes një procedure të shkruar. /Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/