RMV dhe Shqipëria,prioritet në Samitin e Zagrebit

Croatian Prime Minister Andrej Plenkovic, left, speaks with European Council President Charles Michel during a bilateral meeting on the sidelines of an EU summit in Brussels, Thursday, Dec. 12, 2019. (Olivier Hoslet, Pool Photo via AP)

Presidenti i Këshillit Evropian, Çarls Mishel dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç zotohen sërish se do të bëjnë çmos që Samiti i Zagrebit në maj të jetë i suksesshëm. Mishel premton se javët në vijim do të negociojë me të gjitha palët brenda BE-së në mënyrë që të arrihet konsensus për modernizimin e zgjerimit dhe për t’iu dhënë sinjal të qartë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të ardhmen e tyre evropiane.

Marketing

Do të jetë përgjegjësia jonë të zhvillojmë bisedime të shumta që të shohim cilat janë mundësitë, në mënyrë që të kemi një pozicion të përbashkët, të japim një mesazh të përbashkët, një sinjal të qartë. Do të angazhohemi shumë. Do të kemi mundësi javëve në vijim të bisedojmë me kolegët rreth mundësive. Jam i bindur se do të ketë progres nëse merremi vesh për modernizimin e zgjerimit dhe për t’u dhënë shteteve sinjal të qartë se çfarë marrëdhëniesh duam të kemi me to në të ardhmen”-tha Çarls Mishel, president i Këshillit Evropian.

Mishel thekson se BE duhet të merr parasysh edhe bindjet e shteteve kandidate dhe bashkërisht të vendoset për të ardhmen e përbashkët dhe stabilitetin. Plenkoviç theksoi ndër tjerash se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat, pasi ka bërë shumë, përfshirë ndryshimin e emrit kushtetues. Ai tha se metodologjia e re do të jetë gati së shpejti dhe do të prezantohet nga Franca, duke qartësuar se nuk diskutohet nëse ka nevojë ose jo për zgjerim por për mënyrën se si të bëhet kjo.

Dëshirojmë që ky Samit i Zagrebit të rrumbullakojë punën 20 vjeçare, të definojë dinamikën dhe të gjejë zgjidhje për zhbllokim të vendimit për fillim të negociatave për anëtarësim me shtetet, konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë si dhe mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Punojmë në këtë drejtim. Për këtë bisedova me Presidentin, Makron, me kreun e Komisionit Evropian dhe atë të Parlamentit Evropian si dhe kancelaren gjermane, Merkel”-pohoi Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë.

Zgjerimi me shtetet kandidate të Ballkanit Perëndimor është një nga tre prioritetet kryesore të presidencës kroate me BE-në, bashkë me buxhetin e BE-së dhe Brexit-in.