Studentët e Maqedonisë së Veriut që kanë arritur të fitojnë bursë për vitin akademik 2022/23, do të mund deri më 17 shkurt të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Studentët fitues duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë tri kopje të Marrëveshjes për bursë dhe së bashku me një kopje të llogarisë bankare, t’i dërgojnë në adresën “Shën Kirili dhe Metodi”, bulevardi 54, 1000 Shkup ose përmes postës.
“Kandidatët e refuzuar, do të ketë mundësi të parashtrojnë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje për Procedurën Administrative dhe Procedurën nga Marrëdhënia e Punës në Shkallë të Dytë, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Aktvendimit nga MASH-i ku do të theksohet arsyeja e refuzimit të aplikimit. Kërkojmë nga kandidatët e refuzuar që të mos dorëzojnë kundërshtime para marrjes së Aktvendimit”, sqarojnë nga Ministria, duke theksuar që aktvendimet janë duke u përgatitur.