RMV/Filloi karantina 85 orëshe!

Vendi po hyn në fazën më kritike të epidemisë .Autoritetet thonë se në këtë fazë pritet rritje e numrit të të diagnostikuarve të rinj , por duhet parandaluar rëndimi i këtij numri në mënyrë shtesë.

Marketing

Rrezik potencial për shtimin e këtyre shifrave, janë sidomos festat fetare kur shtohet numri I njerëzve që grumbullohen jo vetëm në tempujt fetarë por edhe I atyre që shfrytëzojnë festat për rekreacion.

Për të parandaluar pikërisht këtë, janë shtuar ndalesat për fundjavë.

“Që nga ora 16 e së premtes, nisi ora policore 85-orëshe për të gjithë qytetarët në territorin e gjithë shtetit. Ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes o zgjatur për të ndaluar grumbullimin e njerëzve sidomos gjatë Pashkës ortodokse do të zgjasë deri mëngjesin e së martës”.

MPB do të intensifikojë kontrollet rreth tempujve fetarë gjatë festës. Përjashtimet nga ndalesa për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësorë, dhe për marketet dhe restorantet të cilët bëjnë dërgimin e produkteve, me çka ata angazhimet e tyre do t’i realizojnë pandërprerë.

Gjithashtu edhe pronarët e kafshëve kanë leje për 30 minuta t’i nxjerrin kafshët etyre shtëpiake por vetëm shumë pranë shtëpive.

Të gjithë të tjerët, duhet këtë fundjavë të zgjatur ta kalojmë në shtëpi . Lejohet ndërkohë Për aktivitetet bujqësore është e lejuar lëvizja në kuadër të territorit të fshatit, vetëm për nevojat e punës.

Për personat mbi moshën 67-vjeçare mbetet aktive ndalesa gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç se në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00. Të hënën, më 20 prill, për këto dhe për të gjithë qytetarët tjerë ka ndalesë të plotë.

Për të gjithë personat deri në 18 vjet mbetet aktive ndalesa e lëvizjes gjatë të gjitha ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç se në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00. Të hënën, 20 prill, për këta dhe për të gjithë personat tjerë ka ndalesë të plotë.