Gjatë punimeve të sotme kuvendi republikan me 72 vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmbajtur” kuvendi miratoi propozim-vendim për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të pandemisë.
Pas një periudhe të gjatë deputetët sot i janë kthyer punës në sallën e seancave plenare. Mbajtja e maskës në sallë është e detyrueshme, ndërsa punonjësit mediatik duhet të dëshmojnë me certifikatë vaksinimi, nëse duan të ndjekin seancën nga galeria.
Kuvendi për shkak të pandemisë deri më tani mbledhjet i ka mbajtur në të ashtuquajturën “Sallë e Kupolave”, ku ka pasur kushte për të realizuar protokollet për mbrojtje nga Covid-19.