Në Gjevgjeli dhe Demir kapi janë regjistruar 43 gradë celsius. Siç njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në Shkup, Strumicë dhe Shtip temperatura ka qenë 41 gradë celsius, ndërsa në Tetovë dhe Manastir 39 gradë. Në Ohër dhe Prespë 34 gradë celsius, ndërsa më freskët ka qenë në Mavrovë dhe Krushevë me 30 dhe 31 gradë celsius.
Nga DHP theksojnë se do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe i nxehtë me temperatura më të larta se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 42 ose 43 gradë celsius, ndërsa në vend gjithkund do të aktivizohet niveli i portokalltë i rrezikut nga temperaturat e larta.
Nesër temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 42 gradë celsius.
Në Shkup pritet nxehtë me erë në drejtim veriperëndimor, ku temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 41 gradë celsius.