RMV/ I riu përplas për vdekje një çiklist 75-vjeçar

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Strumicë. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në ora 09:55 në SPB-Strumicë është raportuar se në rrugën “Klimenti i Ohrit” në Strumicë, një veturë ka goditur për vdekje një ka goditur për vdekje një çiklist.

Marketing

“Automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Strumicës që po drejtohej nga S.V.(18) nga Strumica, me vendbanim në fshatin Robovë, ka goditur në biçikletën e drejtuar nga P.G. (75) nga fshati Rusinovë, me vendbanim në Strumicë.

Nga aksidenti, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në Qendrën mjekësore në Strumicë, e më pas në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Marketing