RMV/ Industria e Tekstilit dhe Lëkurës para kolapsit

Nga 37.000 të punësuar në Industrinë e Lëkurës dhe Tekstilit, rreth 3.000 kanë mbetur pa punë vitin e kaluar për shkak të pandemisë, reth 20% të tjerë mund të largohen nga puna për shkak të  aktivitetit të kufizuar të punës dhe anulimit të porosive nga partnerët e huaj. Nga Shoqata e Industrisë së Tekstilit dhe Lëkurës pranë Odës Ekonomike, këmbëngulin në miratimin e shpejtë të Ligjit për mbështetje financiare për kompanitë. Sipas tyre, paralajmërimi për miratimin e tij në fund të marsit, do të vonojë pagesën e rrogave të shkurtit. Ata kërkojnë një zgjidhje të shpejtë  në interes të të punësuarve.
“Në vend që këta të punësuar të mbushin findin për sigurim pencional , ata do të mbeten në rrugë dhe në vend që t`I mbushin fondet dhe Buxhetin do të jenë në Agjencinë për Punësim, do të shfrytëzojnë ndihmë financiare e më pas do të shndërrohen në raste sociale. U bëj thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës  dhe të pavarurve, që t`I lënë anash interesat partiake dhe të kenë si prioritet interesin e vendit, ekonomisë dhe qytetarëve.”tha Angel Dimitrov, shoqata e Industrisë së Tekstilit dhe Lëkurës.
Për shkak të krizës Covid, prodhimi industrial në tekstil shënoi rënie të theksuar në vitin 2019, në janar 2021 u shënua madje rënie  për 23% në krahasim me një vit më parë.