RMV/ Infektimet me Kovid në rritje, mjekët: Vala e re ka nisur, masat s’duhen liruar

Numri i të infektuarve me Covid 19 ditët e fundit është rritur ndjeshëm e kjo ka shtuar shqetësimet për mundësinë e një vale të re tashmë që moti është ftohur dhe njerëzit tubohen nëpër ambiene të mbyllura ku virusi transmetohet shumë lehtë, sidomos varianti “Delta”.

Marketing

Shtuar edhe faktin se pjesa dërrmuese nuk i respektojnë masat dhe nuk janë të vaksinuar, frika nga një valë e re bëhet më e afërt.

Islami: Edhe të vaksinuarit përçojnë virusin, bëni kujdes

Mjeku Orhan Islami, thotë se masat duhet të shtrëngohen, sepe njerëzit nuk po vetëdijësohen se duhet pasur kujdes.

“Në këtë periudhe tani vjeshtë-dimër pritet një valë e re, e cila vecmë ka filluar. Në popullatën tonë niveli i imunizimit është tejet i ulët. Tani, periudha e ftohtë e kësaj stine ndikon në përhapjen e shpejtë të virusit sepse të gjitha grumbullimet, të gjitha takimet njerëzit i bëjnë në ambiente të mbyllura, sidomos varianti ‘Delta” përhapet shumë më shpejt në ambiente të mbyllura. Ne si mjek e shohim çdo ditë që flitet për lehtësim të masave dhe këtë nuk mund ta kuptoj sepse për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nuk duhet të kemi lehtësim të masave, të njejtat duhet të qëndrojë ose të ashpërsohen” – tha mjeku familjar, Orhan Islami.

Përkujton se pavarësisht nëse personi është i vaksinuar apo jo, ai ende mund ta transmetojë virusin. Kjo vlen edhe për ata që nuk kanë simptoma, pikërisht sepse ky variant i virusit është shumë më infektiv se të mëparshmit shpjegon Islami

“Njerëzit të cilët janë të vaksinuar mund të infektohen edhe mund ta përcojnë virusin, këtu është pjesa më e keqe sepse ata e përcojnë virusin në mënyrë të heshtur, nuk kanë fare simtome shumica dhe rreziku te ata qëndron se ata nuk e ndjen veten se janë të sëmurë. Nëse nuk mbajnë maska personat e vaksinuar ata mund të bëhën factor që ta përhapin virusin te të tjerët” – u shpreh mjeku familjar Islami.

Islami thotë se vaksina është mbrojtës nga format më të rënda klinike por kjo nuk nënkupton se e mbron plotësisht organizmin tonë. Një gjë e tillë nuk ndodh me asnjë vaksinë të zbuluar deri tani.

Ai apelon qytetarët që të mbajnë maska dhe të respektojnë masat për mbriojtje nga Covid 19. (Tvm2)