RMV/Ja kur shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Më së voni në mars vitin e ardhshëm Enti shtetëror i Statistikës do të shpall rezultatet e regjistrimit të popullsisë. Drejtori Apostoll Simovski është optimist se rezultatet mund të prezentohen edhe më herët. Deri atëherë do të zhvillohet faza e fundit e përpunimit të të dhënave, por sipas tij është numër i vogël i amvisërive që kanë mbetur të paregjistruar. Të dhëna për këtë do të mirren nga regjistrat ekzistues.

Marketing

“Gjëja më e rëndësishme sipas së cilës udhëhiqeshim ishin objektet ku janë të vendosur qytetarët, dhe të gjitha këto objekte janë regjistruar tërësisht, nuk është anashkaluar asnjë objekt.”, tha Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës.

Gjatë regjistrimit u shfrytëzua model i kombinuar, i cili mbështetet mbi bazën e të dhënave. Simovski potencon se nuk janë plotësuar disa parakushte.

“Duhet të plotësohen disa parakushte kyçe, fillimisht të kemi regjistër të mire të adresave që nuk e kemi, së dyti të kemi identitetin në adresën zyrtare ku jemi regjistruar se jetojmë dhe në adresën ku jetojmë me të vërtetë, dhe e treta të kemi rezultate konkrete për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Për fat të keq këto tre elemente deri më tani nuk janë plotësuar.”, tha Simovski.

Janë procesuuar edhe paraqitjet për ata që kanë bojkotuar regjistrimin. Enti i statistikës nuk ka evidencë se për sa njerëz bëhet fjalë, por Simovski thekson se ky numër nuk do të ndikojë në rezultaete përfundimtare.