RMV-ja nuk ndërtohet duke hequr misionartët e duke marrë vazalët!

Sipas tij, harmonia midis Maqedonasve dhe Shqiptarëve, mund ta mbajë në këmbë këtë vend. Ahmeti ishte I prerë – shteti nuk ndërtohet duke marrë vazalët e duke hequr misionarët.

“Marrëveshja e Ohrit është kundër vazalitetit është kundër mbivotimit është për barazi të drejtë dhe postulat e kemi pasur dhe e kemi Marrëveshjen e Ohrit. Veç se tani na kanë sjellë në situatë që më zëshëm ta themi – ne do e avancojmë këtë marrëveshje sepse kështu e parashikon edhe marrëveshja në moment që komuniteti ka kërkesa të mëtejme mund të futen në Marrëveshjen paqësore të Ohrit”, tha Ahmeti.