RMV/Kthimi i jetës në normalitet, ekspertët: Nuk pritet shtrenjtim i jetesës

Përderisa ekonomia po vazhdon të ndjej pasojat nga kriza e pandemisë, shteti po planifikon të kthejë jetën në normalititet.

Marketing

Kthimi gradual i jetës në normalitet do të ndikojë në rimëkëmbjen graduale të ekonomisë, aty ku pasojat nga pandemija janë evidente. Shumë kompani kanë qenë të goditura skajshmërisht nga kjo krizë, andaj të shpresojmë se shumë shpejtë të kthehet jeta në noirmalitet dhe të fillojë të gjallërohet ekonomia.

Me kthimin e jetës në normalitet parashtrohet pyetja se a do të ketë ndryshim të çmimeve të produkteve me pakicë.

Eksperti ekonomik Abil Baush hedh poshtë një gjë të tillë. Duke marrë parasysh ofertën dhe kërkesën nuk pritet të ketë edhe ndryshim të çmimeve në treg.

“Nëse ne e mbajmë potencialin e forces blerëse të konsumatorit, në këtë rast të qytetarit dhe nga ana tjetër në aspektin e kërkesës mundohemi që prodhuesve tua rrisim kapacitetet e veta prodhuese, mendoj se përsëri tregu si një refer do të mundohet ta rregullojë çmimin e tregut. Nuk besoj se do të ketë rritje të madhe të çmimeve, për arsye se edhe në kohën e pandemisë, në këtë kohë të jashtëzakonsheme nuk kemi pasë lëvizje të çmimit” – tha eksperti ekonomik, Abil Baush.

Edhe afaristi Menderes Kuçi është i të njejtit mendim. Përkundrazi ai vlerëson se si shkak i krizës shumë qytetarë kanë mbetur pa punë andaj, pritet të ketë tkurrje të konsumit.

“Ndoshta do të kemi një tkurrje të konsumit jo për faktin se nuk duan të konsumojnë konsumatorët por me faktin se nuk do të kenë ndoshta me çfarë të blejnë. Edhe përkundrejt masave të vobekta që morri qeveria në drejtim të ruajtjes së standardit të fuqisë punëtore, gjegjësisht të numrit të të punësuarve në vendin tonë, ne kemi prap lëshim të një numri të caktuar të punëtorëve. Kjo gjithsesi ndikon në buxhetin familjar”- u shpreh afaristi, Menderes Kuçi.

Rritja pozitive ekonomike sipas ekspertëve, mund të pritet vetëm në kuartalin e fundit të këtij viti, apo gjatë vitit të ardhshëm.