



Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.337 teste të kryera janë regjistruar 399 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 197 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.348 pacientë, përcjell Alsat.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.052 raste, prej të cilëve 175.496 janë shëruar, kurse 6.740 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 10.816 raste aktive me virusin korona.