RMV/ Lehtësimi i masave kufizuese, qeveria vendos sonte në ora 19

Mbledhja e Qeverisë në të cilën pritet të shqyrtohet propozimi i Shtabit të Krizës do të mbahet sot në ora 19:00.

Marketing

Gjatë kësaj mbledhje Qeveria pritet të vendos për shkurtimin e orës policore, gjegjësisht ora policore të filloj në ora 23:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Shtabi i krizës gjithashtu ka propozuar që objektet hotelierike me mysafirë vetëm në pjesën e jashtme, terraca, të punojnë deri në ora 22:30.

Këto propozime në rast së miratohen nga Qeveria, pritet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Marketing