RMV me 19 mijë analfabetë, ¼ e popullsisë me arsim fillor!

Një e katërta e popullsisë në Maqedoni ka vetëm arsim fillor, ndërsa rreth 19 mijë persona janë të paarsimuar fare, prej të cilëve 5.517 janë meshkuj dhe 13.380 janë femra. Këto janë shifrat nga seti i tretë i të dhënave nga regjistrimit i popullsisë i realizuar në vitin 2021 që u publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave. Me regjistrimin e fundit është evidentuar se 62.129 persona ose 4.1% janë me shkollë fillore të pambaruar. Drejtori i Entit për Statistikë, Simovski, tha se bëhet fjalë për një set të dhënash që nuk mund të komentohen me një fjali, por që e pasqyrojnë situatën reale të vendit.

Marketing

“Ne nuk duhet të presim që ne jemi më të arsimuarit, se ne jemi popullata më aktive ekonomike në botë. Ne i dimë problemet me të cilat ballafaqohemi dhe ato janë pasqyrë reale e situatës në shtetin tonë. Statistika është këtu për ta treguar gjendjen reale ashtu siç është situate dhe ndoshta asnjëherë nuk do të na pëlqejnë por ne duhet t’i publikojmë të dhënat reale.”,- tha drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski.

Nga numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente të moshës 5 vjeç e lart, të cilët janë në proces të arsimit të rregullt: Arsimin fillor ndjekin 186.570 persona ose 10.7%, në arsimin të mesëm janë 80.378 persona ose 4.6%, ndërsa 93.804 persona ose 5.4%, janë në arsimin të lartë master dhe doktoraturë. Sipas nivelit më të lartë të përgatitjes shkollore, shumica e të papunëve, 56.701 persona kanë arsim të mesëm, nga të cilët 34.313 janë meshkuj dhe 22.388 janë femra.

Numri i personave me aftësi të kufizuara është 94,412, 1,8% nga mosha 0 deri në 14 vjeç, 43,5% nga 15 deri në 64 vjeç dhe 54,8% nga mosha 65 vjeç e lart. Sipas llojit të aftësisë së kufizuar, pjesëmarrje më të madhe prej 40.8% ose 38 499 e kanë personat me vështirësi në lëvizje. Simovski njoftoi se deri në fund të verës do të publikojnë edhe një set të dhënash, ndërsa në fund të vitit do të publikojnë dendësinë e popullsisë për kilometër katror, të dhëna që do të jenë të rëndësishme për planifikim urban dhe rural hapësinor.