Siguruam gjithsej 90 respiratorë, që është rreth 50 për qind nga numri i përgjithshëm i respiratorëve me të cilat disponon shtetit për momentin. Prej tyre 20 respiratorë nga Ambasada norvegjeze, të cilat paraprakisht ishin marrë në Turqi, sërish janë furnizuar dhe do të mbërrijnë në vend më 15 maj. 50 respiratorët shtesë do të mbërrijnë deri në fund të këtij muaji, si dhe 20 respiratorët e BE-së.
Këtë në konferencë për shtyp e deklaroi zëvendëskryeministri Bujar Osmani në konferencë për shtyp për shpërndarjen e ndihmës së huaj lidhur me përballjen me pandemisë Kovid-19.
“Mendoj se ky është një numër i mjaftueshëm për çfarëdo sfide të ardhshme dhe për pik të dytë apo megjithatë për periudhën e ardhshme. Në bazë të këtyre të dhënave Ministria e Shëndetësisë konstatoi se nuk ka nevojë që në mënyrë shtesë të furnizojë, sepse këta respiratorë të siguruar i përmbushin nevojat e sistemit shëndetësor në shtet që të përballet me këtë pandemi”, deklaroi Osmani.
Ai tha se nga katër milionët eurot e përmendura nga BE-ja të cilat ishin ndarë për furnizim të materialeve shëndetësore, dje kanë mbërritur dhjetë mijë N95 maska he qindra mijë maska kirurgjikale të cilat, siç theksoi, janë shpërndarë në institucionet shëndetësore.
“Pesëdhjetë milionë euro tashmë janë shpërndarë, gjegjësisht janë programuar, me këtë që 30 milionë do të destinohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhjetë milionë për ndihë të ekonomisë joformale, pesë milionë do të mbahen për mbështetjen e procesit të negociatave, sepse ndërkohë është aktivizuar ky proces. Në suaza të mbështetjes mikrofinanciare, morëm hua të butë nga BE-ja prej 160 milionë euro që të ruhet stabiliteti dhe likuiditeti ekonomik”, theksoi Osmani.
Përkujtoi se SHBA-ja, krahas 1,1 milionë dollarët amerikanë fillimisht e rritën vlerën me 330.000 dollarë si mbështetje të aktiviteteve të Kryqit të Kuq.
“Nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së do ta ndaj Norvegjinë e cila vazhdon me ndihmë, Çekia me një milion maska, ndërsa sot ka mbërritur edhe një letër e re nga Ambasada çeke nëse ka nevojë tjetër për ndihmë, ndërsa duhet t’i përmend edhe Hungarinë, Kinën, Turqinë, Slloveninë të cilat ndihmuan por kuptohet edhe organizatat ndërkombëtare – Banka Botërore siguroi njëqind milionë dollarë hua për mbështetjen e sistemit shëndetësor dhe për përballje me pasojat socio-ekonomike”, tha ai.
Theksoi se janë të ngjashme edhe kushtet edhe për huan nga FMN-ja, për mbështetje të nevojave shëndetësore, stabilitetin makroekonomik me 160 milionë euro. “Nëse këtyre ua shtojmë edhe 160 milionë eurot nga BE-ja, huaja e përgjithshme nga këto institucione arrin mbi 400 milionë euro, shtoi Osmani.