RMV në listën ruse të armiqësisë, flet ministri Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një konferencë për media, pas pyetjes së gazetarëve se a kanë qenë të informuar për listën ruse të armiqësive, përfshirë Maqedoninë, tha se nuk ishin të informuar zyrtarisht.

Marketing

“Qëndrimi ynë ndaj Federatës Ruse në kuadër të këtij agresioni është shprehur qartë, ai manifestohet publikisht dhe ne do t’i bashkohemi të gjitha vendimeve të Bashkimit Evropian në dënim, por edhe në përcaktimin e marrëdhënieve që do të kemi me Federatën Ruse, por këtë do ta bëjmë në koordinim me BE-në dhe jo në bazë të një vendimi bilateral”, tha Osmani.