Komisioni Rregullativ për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut sot ka marrë vendim për uljen e çmimeve të derivateve. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi pas mesnate. Vendimi shpjegohet me uljen e çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake, si dhe me rënien e kursit të denarit kundrejt dollarit, transmeton Portalb.mk.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 janë ulur për 1 den/litër. Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) janë ulur për 0,5 den/litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS është ulur për 0,431 den/kg dhe tani do të jetë 42,086 den/kg.
Nga data 5 dhjetor 2023, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzina EUROSUPER BS – 95 – 78,5 MKD/litër
Benzina EUROSUPER BS – 98 – 80,5 MKD/litër
Dizeli EURODIESEL BS (D-E V) – 76 denarë/litër
Vaji për amvisëri ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 75,00 den/litër
Mazuti M-1 NS – 42.086 denarë/kilogram