Qytetarët e Maqedonisë janë në pritje të datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Nuk ka asnjë alternativë tjetër për udhëheqjen e shtetit dhe besojnë në mbështetjen e shteteve anëtare.
“Maqedonia i ka përmbushur pothuajse të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave. Stabiliteti i të gjithë rajonit është i lidhur drejtpërdrejt me proceset e integrimit evropian, ndërsa Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës po aq e rëndësishme për projektin e një Evrope të bashkuar siç është për vendet themeluese”, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp në Vjenë pas takimit me Presidentin e Austrisë Aleksander Van der Bellen, i cili në takim me Pendarvoskin e riafirmoi mbështetjen austriake për proceset tona euro-integruese, ku theksoi se vendit tonë meriton të jepet një datë fillimi për negociata para pranimit.
Sipas kryeministrit Zoran Zaev interesimi i Republikës së Maqedonisë për të filluar negociatat me BE-në nuk është vetëm interesi ynë, por edhe interesi i të gjithë rajonit. Ai pret që Sofja të mbështesë fillimin e negociatave të pranimit të vendit tonë me BE-në, e cila është gjithashtu është një detyrim sipas Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nga Italia tha se takimi i Këshillit të BE-së javën e ardhshme është me rëndësi thelbësore për RMV-në, si vend i cili i plotëson të gjitha parakushtet dhe obligimet e sugjeruara. Sipas Osmanit, vendi me meritë pret fillimin e negociatave me BE-në këtë vit. Gjatë takimit me homologun e tij italian, Vinçenco Amendola, Osmani potencoi se fillimi i negociatave aderuese do të ishte inkurajim edhe për gjithë rajonin në realizimin e perspektivave evropiane.
“Pa mirënjohje përkatëse për progresin e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që do të rrënohet kredibiliteti i BE-së në rajon, por në përgjithësi do të rrezikohet rrjedha e mëtejme e procesit për zgjerim dhe do të humbet fuqia pozitive transformuese e perspektivës evropiane”,- theksoi Osmani.
Edhe ambasadori francez në vend, Kristijan Timonier ka pohuar se pozicionin i Francës vazhdon të mbetet i paqartë.
Hapërojmë së bashku, data është diçka, por ajo që ka rëndësi është parimi me të cilin hapërojmë së bashku. Neve na motivon kjo gjë”, tha Timonier.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian mbetet i prerë në qëndrimin e qartë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria javën që vjen duhet të marrin dritën e gjelbërt për hapjen e negociatave. Këtë e ka deklaruar nga Bruksel Johanes Han, i cili deri në fillimin e mandatit të Komisionit të ri mbetet komisioner për fqinjësi dhe zgjerim të Bashkimit Evropian.
Duke nënvizuar përparimin e dy shteteve në përmbushjen e kritereve Hahn u ka bërë thirrje shteteve anëtare, sidomos atyre që ende hezitojnë, të marrin vendimin pozitiv sepse në të kundërtën, siç është shprehur ai, Bashkimi Evropian do ta humbte besimin dhe do të krijohej në rajon një vakuum i paqëndrueshëm të cilin do ta plotësonin aktorët tjerë.Për hezitimin e Francës për një “PO”, Hahn thotë se ka konstatuar gatishmëri për të kërkuar një zgjidhje nga ky shtet.
Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë do të duhej të miratohej të martën që vjen në takimin e Ministrave të Bashkimit Evropian në Luksemburg. Por, vendet si Franca dhe Holanda vazhdojnë të jenë kundër.