Nga seanca e nesërme e Këshillit të Sigurisë priten rekomandime për masa të reja restriktive për pengimin e shpërndarjes së Koronavirusit. Zëdhënësi I Qeverisë, Muhamed Hoxha tha se në seancën e djeshme të Qeverisë nuk është diskutuar konkretisht për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por theksoi se të gjitha opsionet për menaxhim të situatës me pandeminë KOVID 19 mbeten të hapura.
“Të gjitha opcionet për menaxhim të pandeminë KOVID janë të hapura. Në seancën qeveritare, të mbajtur dje nuk është diskutuar konkretisht për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por fillimisht pritet të ketë seancë këshilli për siguri tek presidenti I shtetit, nuk përjashtohet mundësia që deri në fund të javës, qeveria të mbajë seancë ku do të merreshin masa të tjera për menaxhim me pandeminë Kovid, për të cilat opinion do të jetë i informuar.”
Seancën e Këshillit për Siguri e parlajmëroi edhe Kryem,inistri Zoran Zaev, I cili në TV 21 deklaroi se po bëhen analiza për hapat e mëtejshme në përballjen me COVID-19, kurse mendohet edhe për kufizime si dhe për ndonjë formë karantinimi. Shumica e Komisionit për Sëmundje Infektive vlerëson se kufizimi I lëvizjes nga ora 21.00 nuk do të jep rezultate të dukshme, por nëse bëhet nga ora 17.00 apo 18.00 mund të ketë rezultate më të mira. Sa i takon opsionit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, kujtojmë se vendimin për këtë do të duhej ta merrte Parlamenti, me shumicën prej dy të tretat e votave.