Maqedonia e Veriut sot ( e diel) nis oparacionin më të madh statistikorë – regjistrimin e popullsisë, banesave dhe amvisërive.Ky operacion do të kryhet nga 6 mijë regjistrues, ku në terren me vete do të kenë lap-topë të lidhur me internet dhe sistem GPRS dhe ESHS-ja në çdo moment do tëmbikqyrë punën e tyre.
Kreu i Entit të Statistikave Apostol Simovkski fton qytetarët që të regjistrohen.
” Ftoj qytetarët që të pranojnë regjistruesit tanë me besim. Ky aksion është me interes për gjithësecilin dhe është privilegj dhe nder pjesëmarrja në regjistrim dhe përgjigjja në pyetjet e parashtruara. Ajo do të thotë kujdes për jetë më të mirë për vete dhe për gjeneratat e ardhëshme.”, tha Simovski.
Për shkak të pandemisë, regjistruesit do të zbatojnë protokollet për mbrojtjen nga infeksioni, ndërkaq ftohen edhe qytetarët që të mbrojnë veten dhe regjistruesit. Sipas zv/ drejtorit të ESSH Ilmi Selami, mbi dy të tretat e regjistruesve janë persona të vakcinuar.
‘Askush nuk guxon të mbetet jashtë nga ky proces i madh statistikor sepse është mënyra e vetme për të dëshmuar se ekzistojmë. Për ata që friken nga përhapja e infeksionit, dua të potencoj se regjistruesit tanë maksimalisht do t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe protokollet e parapara për zbatimin e regjistrimit në kohë pandemie”, pohoi Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i ESH-së.
Në këtë operacion statistikor për herë të parë po regjistrohet edhe diaspora. Përmes aplikacionit online deri tani janë vetëregjistruar rreth 191.000 shtetas që janë jashtë vendit. Qeveria me apel.
“Regjistrimi i diasporës vazhdon. U bëj thirrje atyre që nuk u regjistruan deri tani që të regjistrohen gjatë kësaj periudhe. Të gjithë qytetarët e shtetit tonë do të regjistrohen, do të numërohen dhe do të jenë pjesë e numrit të përgjithshëm të popullisisë së shtetit tonë, përfshi edhe diasporën. Ligji do të zbatohet deri në germën e fundit.” , tha Agim Nuhiu, zëv/ministër i drejtësisë.
Nga ESSH njoftojnë se skadimi eventual i afatit të dokumenteve të indetifikimit ose adresa të ndryshme të anëtarëve brenda një shtëpie, nuk pezulluon të drejtën për t’u regjistruar me sukses. Nevojitet vetëm, numri amë ose njëri prej familjarëve të jetë prezent dhe të japë të dhënat e anëtarëve të tjerë.
Regjistrimi do të bëhet në të gjitha gjuhët që fliten në Maqedoninë e Veriut ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen pas katër muaj.