



Nuk ka raste të reja të personave të infektuar me variantin “Delta” të virusit korona, konfirmon Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.
Priten ndërkohë rezultatte nëse 4 rastet e dyshimta nga Tetova janë të infektuara me llojin që vjen nga Afrika e Jugut.
4 rastet aktuale të shtruara në spital, ishin qytetarë të pavaksinuar por nuk dihet nëse kanë udhëtuar jashtë vendit.
Prej tyre vetëm njëri është në gjendje më të rëndë.
“Katër persona po shërohen këtu në Shkup, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe është në aparaturë për frymëmarrje, ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.