Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për statusin e realizimit të “Planit Kombëtar për Partneritet të hapur qeveritar 2018-2020”, njofton Portalb.mk.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka detyruar të gjitha organet e administratës shtetërore sipas detyrimeve të shënuara në programin “Mundësi për të publikuar informacionet me karakter publik në faqet publike të institucioneve në internet”, që në afat deri më 30 ditë që t’i publikojnë informatat me karakter publik në web-faqet e tyre të internetit (ose nëse nuk kanë, në web-faqet e internetit të institucionit nën të cilin punojnë) t’i publikojnë linqet e marrëveshjeve dhe informatave me karakter publik (dhe amendamentet e tyre), që të kenë qasje qytetarët deri tek ato.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu ka rekomanduar të ketë procedurë transparente për prokurimet publike të njësive të vetëqeverisjes lokale.
Ndryshe, Ligji i ri për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik do të hyjë në fuqi në dhjetor 2019.