RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Sulmi apo kanosja e jetës së mjekëve dhe punëtorit shëndetësor, për herë të parë do të konsiderohet si sulm ndaj zyrtarit policor, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

Ka shtuar se përndjekja dhe rrezikimi i sigurisë së mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë do të bëhen vepra penale të veçanta, të cilat do të përfshihen në ndryshimet e Kodit Penal.

“Në të njëjtin ligj, si vepër penale do të futet edhe parandalimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor në kryerjen e veprave zyrtare. Në këto ndryshime ligjore kemi punuar disa muaj bashkë me Odën e Mjekëve dhe Ministrinë e Drejtësisë. Mjekët dhe punëtorët shëndetësor e kryejnë punën më humane në botë dhe secili prej nesh duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin që e kanë. Ndonjëherë në punën e tyre ekzistojnë sfira të cilat nuk janë në domenin e tyre dhe nuk mund t’i tejkalojnë, por kjo nuk do të thotë se duhet që ta venë në rrezik jetën e tyre. Respektimi mes mjekëve, punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve është i ndërsjellë”, shkroi Filipçe në “Facebook”.

Përndryshe, ndryshimet e Kodit Penal që kaluan në seancë qeveritare parashohin edhe vepra penale në rast të ngacimimeve seksuale në rrjete sociale dhe sulmet ndaj gazetarëve do të vlerësohen sikurse sulme ndaj zyrtarëve

Marketing