Interesim i madh nga shoferët e Maqedonisë së Veriut për sistemin e ri elektronik të pagesës së taksës rrugore. Për vetëm një muaj janë shitur gjithsej 5.870 kartela elektronike dhe etiketa (Mcard dhe Mtag), me të cilat shoferët në korridorin 10, mund të bëjnë pagesën në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Udhëtarët të cilët i kanë blerë pajisjet elektronike janë të kënaqur me shërbimet e ofruara ndërsa sistemi që zbatohet po funksionon në mënyrë të shkëlqyeshme, tha Marko Brezoski, udhëheqësi i njësisë për pagesa në ndërmarrjen publike “Rrugët Shtetërore”.
Për shoferët të cilët posedojnë këto kartela elektronike është e lirë një korsi e veçantë në të gjithë pikëpagesat e korridorit 10, ku mund të bëjnë pagesën në mënyrë elektronike dhe nuk kanë nevojë të presin në kolonë me veturat tjera. Ashtu siç po rritet numri i shitjeve të kartelave elektronike NP “Rrugët Shtetërore”, në të ardhmen do të lëshojë edhe korsi të tjera ku qytetarët mund të bëjnë pagesën.
Ky sistem përveç që ju mundëson kalimin e shpejtë shoferëve në pikpagesat rrugore, ata kanë mundësi që në secilën mbushje elektronike të fitojnë lirim prej 2 deri 7%. Kartelat elektronike munden të mbushen me çmim nga 100 denarë, ndërsa etiketat vlejnë 1.200 denarë. Këto pajisje munden të blihen në pikëpagesat e korridorit 10 ose në qendrën e kontrollit të NP “Rrugët e Maqedonisë” në Petrovec.
Këto dy pajisje funksionojnë në mënyrë të ndryshme.
Shoferët të cilët kanë kartela elektronike duhet kartelën ta afrojnë deri te lexuesi i kartelës e cila gjendet në pikëpagesën rrugore, dhe pastaj në mënyrë automatike hapet kalimi.
Ndërkaq përdoruesit e etiketës duhet që të vendosin atë në xhamin e përparmë të veturës. Para arritjes në pikë pagesë me shpejtësi të ngadalësuar, në mënyrë automatike lexohen të dhënat e etiketës, ndërsa vetura kalon pa ndalesë në pikëpagesën rrugore.
NP “Rrugët Shtetërore”, pret implementimin e sistemit elektronik të pikë pagesave edhe në korridorin 8. Bashkërisht, me futjen e sistemit të ri është paraparë edhe ndërtimi i dy pikëpagesave të reja në autostradën Miladinovsi – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Tenderi aktualisht është i hapur në tenderim ndërkombëtar publik për realizimin e këtij projekti.