Ballina Biznes RMV/Pritet ulje e çmimit të produkteve bazë

RMV/Pritet ulje e çmimit të produkteve bazë

Prej disa ditësh ka hyrë në fuqi vendimi qeveritarë për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë 450 gramëshe në 33 denarë, ndërsa qeveria pritet të marrë vendim për uljen e çmimit të makaronave dhe vajit, paralajmërojnë nga ministria e Ekonomisë. Paralajmërohet se disa prodhime të qumështit dhe makaronave duhet t’u ngrijnë çmimet, siç janë qumështi i pasterizuar i lopës, jogurtit si dhe pastat.

Marketing

“Ministria e Ekonomisë po bënë analiza për ngrirjen e çmimeve të brumërave dhe të disa produkteve të qumështit, të cilat aktualisht edhe mbulohen nga vendimi për marzhë të kufizuar të TVSH-së, që bëjnë pjesë në produktet bazë të shportës së konsumatorit. Do të ndjekim modelin për industrinë e furrtarëve.”, theksojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Qeveria po bisedon me tre prodhuesit e vajit ushqimor në vend, për uljen e çmimit në më pak se 100 denarë për një litër.

Exit mobile version