Ballina Lajme Maqedoni Trajanov propozon formimin e një Agjencie kundër korrupsionit

Trajanov propozon formimin e një Agjencie kundër korrupsionit

Kreu i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov propozon formimin e një Agjencie për të luftuar format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Me nismën e dorëzuar në Kuvend, Trajanov thotë se është parashikuar që kjo Agjenci të ketë autorizime policore sipas modelit të FBI-së. Ai ftoi partitë e tjera të kyçen në këtë nismë.

Marketing

“Në Maqedoni kemi 7 institucione të angazhuar për të luftuar korrupsionin megjithatë ata të gjithë janë të partizuara dhe nuk mund të funksionojë. Prandaj propozoj të firmohet institucion i pavarur i cili sapo të marrë një informacion, qoftë nga opinion, qoftë përmes hetimeve të tij, të fillojë hetimin. Kjo agjenci do të ketë autorizim klasik policor siç e ka FBI-ja në Amerikë. Do të punojë deri në mbledhjen e dëshmive dhe do të dorëzojë kallëzim penal. Pjesëtarët e saj do të kenë të drejta të plota dhe të veçanta policore, do të mund t’i zbatojnë të gjitha masat sipas ligjit për procedurë penale”, deklaroi Pavlle Trajanov, Lidhja Demokratike.

Exit mobile version