RMV/ Qeveria ndan 390 milionë denarë për blerjen e vaksinave anti-Kovid

Qeveria e Maqedonisë ndau 390 milionë denarë për furnizimin e vaksinave kundër COVIID-19.Qeveria në mbledhjen e sotme e pranoi Propozimi-programin e Ministrisë së Shëndetësisë për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021.

Marketing

Në program janë përfshirë grupet e moshuara, lloji i vaksinave dhe mënyra e dhënies, kalendari për imunizimin e fëmijëve prej 0-18 vjet dhe Kalendari ‘catch up’ imunizim për fëmijë të moshës 5-18 vjet.

“Gjithsej për këtë program janë 805.000.000.00 denarë prej të cilave 415.000.00.00 denarë kanë për qëllim sigurimin e vaksinave të nevojshme për vaksinim të vazhdueshëm, doza të nevojshme sipas indikacioneve epidemiologjike dhe 390.000.000 denarë për blerjen e vaksinave”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.