RMV, Qeveria sot do të dalë me qëndrim se a do të regjistrohen në shkollë fëmijët e pavaksinuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 135-të me radhë, në të cilën, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë promovimit të automabulancave të reja, do të formulohet edhe qëndrimi i përbashkët i dikasterit të tij, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me atë se a do të regjistrohen në shkollë dhe çerdhe fëmijët e pavaksinuar, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Ministri Filipçe edhe sot tha se nuk do të lëviz nga qëndrimi i tij, që në shkollë dhe çerdhe të mos regjistrohen fëmijë të pavaksinuar.

“Ne kemi pasur takim joformal me ministrinë e Arsimit dhe ministren e Drejtësisë gjatë të dielës në Kuvend, pas inaugurimit të presidentit Pendarovski. Ishin të pranishëm edhe më shumë deputetë, disa prej tyre edhe mjekë. I kemi shkëmbyer qëndrimet, por ministri i Arsimit shprehi dëshirë që atë pyetje ta shtrojë sot në seancë qeveritare, që të marrim edhe vlerësime nga Sekretariati ligjvënës. Besoj se, në fund të ditës do të dalim me një qëndrim të përbashkët. Mendoj se nuk do të largohemi nga ajo që të gjithë fëmijët që regjistrohen në klasë të parë dhe në çerdhe, të jenë të vaksinuar”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se në seancë qeveritare sot duhet të kalojë edhe vendimi për nisjen e procedurës për realizimin e analizës së fizibilitetit për parkingjet me kate montazhe në Qendrën Klinike “Nënë Terezë” – Shkup.

“Në seancën e sotme të qeverisë duhet të kalojë vendimi e cila duhet të nis procedurën për partneritet – publik për parkingje me kate montazhe në Qendrën Klinike. Analiza e fizibilitetit tashmë është gati, por u shpallën zgjedhjet, dhe kjo na i ngadalësoi pak proceset”, tha Filipçe.

Sot do të sillet edhe vendimi për pranim-dorëzim të 8 veturave – furgonëve specialë të cilat Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ia dha Ministrisë së Shëndetësisë pas aksidentit në Llaskarcë.

Me propozim të Ministrisë së Financave dhe të Drejtorisë për Zbulim Financiar, në seancë qeveritare sot do të shqyrtohet edhe Propozim – vendimi për formim të Këshillit për luftë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në rend dite të seancës është edhe Informacioni për ndërlidhje elektronike të 76 rajoneve amë me regjistër amë elektronik të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë dhe planin për digjitalizim të regjistrave në Drejtori.

Ministrat sot duhet të prononcohen edhe për Propozim – Programin kombëtar për koordinim dhe ndërmarrje të masave efektive për mbikëqyrje në treg për vitin 2019 dhe 2020, me Plan Veprues.

Ministria e Punëve të Brendshme për seancën e sotme e propozoi Informacionin për progresin në modernizimin e sistemeve IT në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si parakusht për shkëmbimin e ueb serviseve.

Ministria e Shëndetësisë do ta prezantojë Informacionin për progresin e aktiviteteve në realizimin e planit veprues për projektin – bashkimi i shtëpive shëndetësore me spitale të përgjithshme ku ajo është e nevojshme, dhe Informacioni për progresin e aktiviteteve në realizimin e projektit “Shërbim për ndihmë dhe mbështetje të personave të moshuar Vizitë shtëpiake dhe Mjek shtëpiak”

Në seancën e sotme do të gjindet edhe Informacioni për realizmin e aktiviteteve të Strategjisë kombëtare për zhvillimi e sistemit penitenciar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2015-2019) në vitin 2018, në propozim të Ministrisë së Drejtësisë.

Marketing