Në 24 orët e fundit janë regjistruar 135 raste të reja Covid-19, nga 1.661 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 85 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar anjë viktimë. Sipas sisemit “Termini im”, është raportuar një viktimë me diagnozë Covid-19. Vdekja është regjistruar me datë 02.05.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.925, numri i të shëruarve është 300.021, numri i të vdekurve është 9.283 dhe numri i rasteve aktive është 621.