



Sipas të dhënave nga rreth 1000 fëmijë që janë të infektuar me Covid-19, tetëdhjetë për qind prej tyre shkojnë në shkollë. Por, MASh thotë se gjendja është stabile. Përqindja e të infektuarve në dy ditët e kaluara shënon 0.01 për qind. Kompetentët theksojnë se deri më tani nuk ka nevojë të ndryshohet modeli, mësimi përveç në Tetovë dhe Gostivar gjithkund mbahet me prani fizike. Ndryshim të modelit të mësimdhënies do të ketë nëse ndryshohet gjendja epidemiologjike.
“Gjithsesi nëse Komisioni për sëmundje ngjitëse për shkak të aspekteve të ndryshme, apo gjendja nacionale me pandeminë propozojnë sistem tjetër, ne jemi të gatshëm që të njëjtin ta zbatojmë por theksoj se është shumë me rëndësi që shkollat të fundit të mbyllen dhe të parat të hapen dhe kjo nuk është vetëm një deklaratë paushallë, të cilën e theksoj si ministre por është qëndrim i organizatave ndërkombëtare që kujdesen për cilësinë e arsimit në të gjitha shtetet në zhvillim mes të cilave edhe për vendin tonë.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.
Me gjithë deklarimet e ministres, Inspektorati Sanitar Shëndetësor ka vizituar 60% të shkollave dhe ka konstatuar mosrespektimin e protokolleve. Për mosrespektimin e protokolleve lëndë ka hapur edhe Avokati i Popullit.