Në Maqedoni të Veriut gjatë vikendit u realizuan 1869 testime për Covid, ndërsa u regjistruan 524 raste të reja pozitive.
Sipas qyteteve, në Shkup u regjistruan 314, në Manastir 35, Tetovë 23, Kumanovë 20, Veles 16, Prilep, Kavadar dhe Shtip nga 15, Ohër 14, Gostivar 11, Strumicë 9, Negotinë 6, Kërçovë dhe Gjevgjeli nga 4, Strugë, Vallandovë dhe Probishtip nga 3, Kumanovë, Veles, Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Kratovë nga 2, ndërsa në Resnje, Koçan, Sveti Nikollë dhe Dojran nga 1.
Nga ana tjetër janë regjistruar gjithsej 463 pacientë të shëruar. Kanë ndëruar jetë katër pacientë në përputhje me regjistrin e “Termini im”. Bëhet fjalë për dy pacientë nga Shkupi të moshës 67 dhe 83 vjeç si dhe një 80 vjeçar nga Ohri dhe një 69 vjeçar nga Tetova. Dy pacientë kanë vdekur në spital ndërsa dy në kushte shtëpiake. Të ndjerit kanë vdekur nga data 28.06.2022 deri më 07.07.2022.
Rastet aktive për momentin shënojnë 1645.