RMV/ Rriten rastet me Kovid, 26 humbje jete për 24 orë!

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 2,341 raste të reja, 26 viktima si dhe 1,470 të shëruar, shkruan Alsat.

Marketing

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 259,328, i të shëruarve 230,206, ndërsa numri i viktimave shkon në 8,266.