RMV/ Rritet numri i rasteve pozitive me Kovid

Rritet për 4,6 % numri i rasteve pozitive me Kovid, këtë e tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik. Edhe mjekët amë dëshmojnë se shumica e pacientëve janë me simptoma si, temperaturë, dhembje të muskujve dhe kollitje. Ne po ndjekim situatën me Kovidin gjatë kohës, thonë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Shtojnë se me IShP-në po punojnë në identifikimin pranisë së varianteve të reja të Kovidit në vend, ndërsa rezultatet priten të publikohen brenda javës.

Marketing

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të sjellë konkluza të caktuara, për të vlerësuar nëse do të kemi nevojë për masa preventive apo jo. Imunizimi nuk ka ndaluar asnjëherë, në veçanti për grupet me rrezik të lartë, si ata me komorbiditet, personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje serioze kronike dhe komisioni vazhdimisht apelon për rëndësinë e vaksinimit.”, – deklaroi Zllate Mehmedoviç nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Në lidhje me vaksinat e llojeve të ndryshme për variantet e reja dhe që janë praktikisht të qasshme për popullatën në nivel global dhe që tani u miratuan nga FDA dhe CDC në ShBA, thonë se udhëzimet tregojnë qartë se nëse nuk kanë mundësi t’i kenë në përdorim ato, mund të përdoren vaksinat e vjetra, thekson Mehmedoviç.

“Mos prisni vaksinat e reja, sepse edhe të rejat do t’u mbrojnë nga forma e vështirë klinike e sëmundjes dhe rastet e vdekjes. Të rejat janë gjenetikisht më të përafërta dhe përgjigjen më mirë materialin gjenetik që ka varianti i ri Eris apo Pirola. Edhe lloji i ri i vaksinës vonon me adaptimin në aspekt të varianteve, të cilat tani janë aktuale në botë.”, – theksoi Zllate Mehmedoviç nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Informacionet që disponon Ministria e Shëndetësisë flasin për 50 mijë doza të vaksinave, të cilat janë në dispozicion në të gjitha punktet e vendit, thonë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.