RMV/ Rritet numri i të prekurve nga gripi

Instituti i Shëndetit Publik informon se gjatë javës së 4-të të vitit 2023 (23-29 janar 2023), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 874 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, për 23,0% më pak në krahasim me javën paraprake.

Marketing

Numri i të regjistruarve këtë javë krahasuar me javën e 4-të të sezonit të kaluar është rritur 3.5 herë.

Gjatë javës së katërt raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP kanë mbërritur 226 materiale nga survejimi rutinë për testime laboratorike, të testuara njëkohësisht për grip dhe COVID-19.

Incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, për të katërtën javë radhazi, pra është tejkaluar pragu i hyrjes epidemiologjike në sezonin e gripit.

Për sa i përket grupmoshave, 525 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 131 janë të regjistruar te personat mbi 65 vjeç, 110 janë regjistruar te fëmijët 5-14 vjeç dhe 108 persona nga 0-4 vjeç.

Marketing