Javën që lam pas është evidente rritja e përshpejtuar e rasteve të reja me Kovid 19 në vend. Varianti Delta është detektuar në shumicën e rasteve që janë infektuar dhe hospitalizuar sepse i njejti është më infektues sesa variantet e deritanishme. Mjeku Orhan Islami për TVM 2 thotë se rritja e shtuar e rasteve me Kovid 19 është rezultat i lehtësimit të masave dhe grumbullimit të më shumë nejrëzve në ahengje familjare por edhe mosrespektimi i masave gjatë pushimeve verore.
“Ai përhapet lehtësisht midis të ftuarve që rrinë shum pranë njëri tjetrit, bërtasin për shkak të muzikës me zë të lartë ose këndojnë së bashku këto janë shkaqet më të shpeshta që vjen deri te përhapja e virusit korona. Poashtu edhe në këtë periudhë edhe pushimet verore nuk kanë të ndalur edhe pse shumë pacient arysetohen se do të jenë më të kujdesshëm do të shfrytëzojnë masat e sugjeruara nga Ministria e Shëndetësisë, si distanca apo masa higjienike por parapseprapë pushimet verore janë ndër shkaqet që vje deri te përhapja e virusit.”, u shpreh për TVM 2 mjeku Orhan Islami.
Edhe Ministria e Shëndetësisë ka ndërrmarë shumë masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit, por virusi po përhapet sepse popullata nuk po respekton masat për parandalimin e Kovid 19.
“Sa i përket masave, rekomandimeve për parandalim nga Ministria e shëndetësisë siç e dini në periudhën e fundit ka pasur shumë masa sa i përket eventeve, dasmave dhe tubimeve, mirëpo mendoj se pacientët janë ata që së paku i respektojnë rregullat dhe janë të paktë pacientët që iu përmabhen atyre masave.”, tha Islami për TVM2
Sipas Islamit, për parandalimin e rasteve të reja nevojitet vaksinimi masiv i popullsisë, i cili do të parandalonte komplikimet serioze nga Kovid 19.