Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar si pjesë e aksionit ndërkombëtarë humanitarë për ndihmën e qytetarëve nga Afganistani të cilët gjatë periudhë së kaluar punuan në përmisimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe paqes.
Mbrëmë vonë në aeroportin ndërkombëtarë në Shkup arritën grupi i ri prej 149 qytetarë nga Afganistani. Bëhet fjalë për persona që kanë fituar bursa nga Fondacionet Shoqëri e Hapur dhe qytetarë të cilat punuan në misione ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si dhe anëtarë të familjeve të tyre.
Qytetarët do të jenë përkohësisht të vendosur në Shkup deri sa nuk sigurohet transferim i destinacionit të tyre përfundimtarë. Shpenzimet në tërësi janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare.
Pas aterrimit mbrëmë vonë u realizua procedura standarde, kontroll i sigurisë dhe mbrojtjes, mbështetje mjekësore, PCR test dhe mundësi për vaksinim.
Kryqi i kuq u ndau paku higjienike dhe veshmbathje, ndërsa gjithashtu edhe për personat që më herët arritën në Maqedoninë e Veriut, Kryqi i Kuq distribuoi mjete shtesë për higjienë, veshje dimërore dhe mbathje.
Deri më tani në vend arritën 450 qytetarë të Afganistan për të cilët institucionet bëjnë gjithçka që të ndjehen të siguritë duke ju siguruar gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut.