RMV/ Sonte myslimanët falin teravinë e parë

Heqja e orës policore për natën e sotme do të jetë edhe një mundësi për besimtarët myslimanë të vendit që të falin teravinë e parë dhe të vetme gjatë muajit të Ramazanit, i cili ka filluar prej 20 ditësh. Orë policore nuk do të ketë edhe natën mes 13 dhe 14 majit me rastin e festës së Bajramit.

Marketing

Masat aktuale do të jenë në fuqi deri më 15 maj kur Komisioni për Sëmundje Infektive do të bëjë vlerësim të ri të gjendjes epidemiologjike.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se natën e kaluar 70 persona nuk kanë respektuar orën policore. Ndërsa mbrëmë në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair është mbyllur një lokal dhe janë arrestuar 15 persona.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, shkak për mbylljen e këtij lokali është se ka punuar jashtë orarit të lejuar për punë. (