RMV, tentoi të ik në momentin kur i pa policët, pastaj u arrestua si i dyshuar për zjarre

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person si të dyshuar për nisjen e zjarreve në fshatin Pogulevo dhe Damjan.

Marketing

“Punonjësit policor nga Reparti për Punë të Brendshme – Radovid kanë privuar nga liria I.O. nga fshati Topolnica. Ai në momentin kur ka vërejtur punonjës policor, ka tentuar të ik, por është kapur”, raportojnë nga Policia.

Sqarohet që në momentin që është arrestuar, ka filluar zbardhja e rastit, ndërkohë raportohet që në fshatin Pogulevo tashmë është shuar zjarri, në fshatrat Parnalija dhe Supurge është lokalizuar, ndërsa në fshatin Damjan po punohet në shuarjen e tij.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka publikuar disa detaje në lidhje me zhvillimet e fundit rreth zjarreve në gjithë vendin, duke njoftuar edhe për arrestime, ndërkohë ka sqaruar se dënimet arrijnë deri 8 vjet burg.

Marketing