RMV/ Ulen infektimet me Kovid-19

Në periudhën nga 13 deri më 19 dhjetor, është shënuar ulje për 8 për qind e numrit të të infektuarve nga Kovid-19, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik në raportin javor për gjendjen me pandeminë.

Marketing

Në këtë periudhë me Kovid-19 janë infektuar 1.992 persona, nga 19.943 persona të testuar. Është regjistruar ulje e të infektuarve në të gjitha grup moshat, ndërkohë më të përfshirë janë personat e moshës mbi 60 vjeç 22.8 për qind.Më pak të infektuar janë regjistruar tek grup-mosha 0-9 vjet 3.5 %.

Sipas gjinisë, 52,8 për qind e pacientëve janë gra dhe 47,2 për qind janë burra. Brenda javës janë raportuar 66 vdekje, pjesa më e madhe e të cilëve nga grup-mosha mbi 60 vjeç 80.3%.

Në klinikat infektive në vend janë të hospitalizuar 347 persona, që është për 18,7 për qind më pak krahasuar me një javë më parë. 243 pacientë janë me mbështetje oksigjeni dhe 12 janë me ventilim mekanik. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 36 persona të infektuar për herë të dytë me Kovid-19, që është rritje prej 38,5 për qind krahasuar me një javë më parë. Deri tani janë regjistruar gjithsej 1.013 riinfektime, prej të cilëve dy janë ri infektuar për here të dytë. Javën e kaluar janë regjistruar 1963 persona të shëruar.

Në vend vazhdon edhe vaksinimi anti Kovid, dhe deri tani me një doze të vaksinës janë vaksinuar mbi 853 mijë persona ndërsa me dy doza mbi 822 mijë person, ndërsa dozën e tretë e kanë pranuar 89.546 persona.

Marketing