Varheji: Bashkëpunimi, në të mirë të vendeve

Eurokomisioneri për zgjerim Oliver Varheji u bë pjesë e forumit në kuadër të Ballkanit të hapur për të treguar mbështetjen e Komisionit Evropian për nismën. Ai, nëpërmjet lidhjes “online” tha se deri sa Procesi i Berlinit dhe tregu i përbashkët ka mbetur pezull, kjo nismë është zëvendësim që çon vendet përpara. Varheji tha se bashkëpunimit duhet t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, shkruan Alsat.

Marketing

“Ne mendojmë që në bazë të vlerave të BE-së, çdo bashkëpunim rajonal, jo vetëm që është i mirëpritur, por edhe është në të mirë të të dyja palëve që do të thotë është në të mirë të Ballkanit por është edhe në të mirë të Bashkimit Evropian. Sigurisht do të ishte ideale që të gjendej një mënyrë për t’u kthyer në tregun e përbashkët rajonal megjithatë e kuptoj se ju doni të ecni përpara deri sa kjo të ndodhë. Më lini që të përfitoj nga mundësia tani për t’i ftuar tre partnerët e tjerë që t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal se kjo jo vetëm që shton mundësitë për bizneset dhe është në të mirë të konsumatorëve dhe ofron shtim të punësimit, por, po ashtu mund të ndryshojë realitetin në terren”, deklaroi Oliver Varheji, komisionet për zgjerim i BE-së./

Marketing