Vizita e Shentop në RMV, Turqia mbështet RMV-në për antarësim në BE

Turqia mbetet mbështetëse e fuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian, teksoi kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, gjatë vizitës në vend.

Marketing

Duke folur në kuvend ai vlerësoi se çështjet bilaterale nuk duhet të paraqesin pengesë për anëtarësim në organizatat multilaterale.

“Besoj se duhet t’i përforcojmë mardhëniet mes grupeve tona parlamentare të komisioneve profesionale dhe shërbimeve administrative, sepse vendet që do të mbijetojnë në botën e re të formuar do të jenë vende që do të bashkëpunojnë mes vete. Shpresojmë se do të largohen pengesat sa i pëket antarësimt të RMV-së në BE. RMV, e cila u antarësua në NATO padyshim se ka një të ardhme të përbashkët me BE-në, ndërsa Turqia fuqimisht e përkrah avansimin e procesit për antarësim të plotë të RMV-së në BE.”,- tha kryetari i kuvendit në Turqi, Mustafa Shentop.

Shentop theksoi se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve shkojnë duke u rritur, ndërsa shkëmbimit tregtar mes dy vendeve arrin në 46%.

“Vlera totale e investimeve arriti në 1.3 miliard dollarë, përderisa me këto investime mundësohen mbi 5000 punësime. Kompanitë tona ndërtimore marrin pjesë në tenderë dhe projekte në sferën e hekurudhave, hidrocentaleve, gasit natyror, energjisë solare dhe rrugëve.”,- u shpreh kryetari i Kuvendit në Turqi, Mustafa Shentop.

Shentop paraprakisht u prit nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ndërsa u takua edhe me presidentin, Stevo Pendarovski.

Marketing