RMV/ Varianti i ri i koronavirusit, prezent te 45 pacientë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se në laboratorin e ASHAM-it në periudhën pre 1 janarit e deri më 7 shkurt të këtij viti është konstatuar prezenca e SarsKov2 nga Britania e Madhe, tek 45 tamponë të personave të infektuar.

Marketing

Pacienti i parë me këtë lloj të virusit në këtë laboratori është diagnostikuar më 13 janar 2021 në Ohër dhe që prej atëherë prezenca e tij është rritur. Për momentin ky variant i virusit është më i theksuar në Ohër dhe Prilep, ndërkohë që është prezent edhe tek pacientë të qyteteve tjera si: Tetovë, Strugë, Kumanovë, Shtip dhe Veles.

Analizat e ASHAM-it nuk konfirmuan prezencën e variantit britanik tek punonjësit e Klinikës për Nefrologji, ku për një kohë të shkurtë u infektuan më tepër persona.

Ministria e Shëndetësisë apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat të cilat janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.