Maqedonia e Veriut me qeveri të re. Nga gjithsej 118 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar 108. Prej tyre.
62 vota ‘pro’ 44 kundër dhe asnjë të përmbajtur votoi. Qeveria e re që do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski.
Kabineti i ri qeveritar përbëhet prej 21 anëtarëve, 10 prej të cilëve janë shqiptarë. BDI do të vazhdojë të përfaqësohet me 6 ministra, Alternativa si partner i ri do të ketë 3 ministra, ndërsa edhe LSDM do të përfaqësohet nga 1 ministër shqiptar.
Nga 21 anëtarët e Qeverisë së Kovaçevskit, 17 janë burra dhe vetëm 4 gra, që të gjitha nga radhët e LSDM-së.
Qeveria e re do të ketë mandat pak më shumë se 2 vjet, deri kur përfundon mandati i përbërjes aktuale parlamentare e cila është pasqyrim i zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit 2020.
Admirim Aliti nga Alternativa do të jetë personi i parë i MSHIA-së, ndërsa Xhemail Çupi nga kjo parti është propozuar për ministër pa resor në krye të diasporës.