RMV/ Zjarre aktive në Saraj, Novaci dhe Kavadar

Qendra për menaxhim me kriza sot pasdite në konferencë për shtyp kumtoi se ende është aktiv zjarri afër Sarajit, ndërsa zjarre të reja ka në komunat Novaci dhe Kavadar, si dhe mbi fshatin Cërvena Voda drejt shtëpisë malore Kitka.

Marketing

Pas intervenimit të dy helikopterëve, zjarri afër fshatit Raoviq në Komunën e Sarajit është lokalizuar, por sot pasdite rreth orës 15:00 sërish është aktivizuar në tre vende, pas çka është informuar Njësia territorial zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit.

Zjarr i ri rreth orës 14:00 është vërejtur edhe në ataret e fshatrave Grumazi dhe Iveni në komunën Novaci, ku po digjet bar i thatë dhe pyll me drunj të shkurtë, ndërsa një tjetër zjarr sot është vërejtur edhe mbi fshatin Cërvena Voda drejt shtëpisë malore Kitka.

“Zjarri në ambient të hapur mes fshatrave Barovë dhe Veshje në Komunën Demir Kapi ende është aktiv dhe u zgjerua drejt rrafshnaltës Vitaçevë drejt fshatit Stragovë n Komunën Kavadar. Në pjesën e rrafshët zjarri është shuar në front rreth katër kilometra dhe tani për tani Vitaçeva ëshë e sigurt. Zjarri ka hyrë në pyllin në fshatin Barovë, në vendin e quajtir Baldovec, ku terreni është me gurë dhe shkëmbinj dhe nuk ka qasje dhe mënyrë për afrim për shuarje, për çka kërkohet edhe intervenim nga ajri”, informoi zëdhënësja e QMK-së, Nadica Vëçkova.

Në këtë zjarr, siç theksoi Vëpkova, intervenojnë ekipe zjarrfikëse nga Kavadari dhe Negotina.