RMV:Forcohen masat kundër virusit korona

Maqedonia e Veriut ka filluar me sforcimin e masave për parandalimin dhe trajtimin nga koronavirus. Për shkak të gjendjes së re, të krijuar lidhur me virusin dhe përhapjen e tij në Itali, respektivisht Lombardi, Veneto, raporton TV21. Në mëngjes, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe realizoi takim me anëtarët e Komisionit për sëmundje transmetuese në të cilën u konstatua se niveli përgatitor për parandalim është rritur. Komisioni ka sjellë masa të sforcuara preventive për të parandaluar dhe trajtuar të prekur eventual nga koronavirus, të cilët në mënyrë shtesë do të koordinohen edhe në mbledhjen e cila është caktuar për sot në ora 17:00 nga Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Propozimet e para të Komisionit për sëmundje transmetuese ishin që shteti të ketë kontrolle të shtuara në pikat kufitare dhe në dy aeroportet e vendit.

Marketing